Milani dhe Interi, për ndërtimin e një stadiumi të ri

Futboll

Milani dhe Interi, për ndërtimin e një stadiumi të ri

Më: 21 prill 2020 Në ora: 13:02
Milani dhe Interi, për ndërtimin e një stadiumi të ri

Milani dhe Interi janë duke bashkëpunuar në ndërtimin e një stadiumi të ri, mirëpo ish-drejtori ekzekutiv i kuqezinjve, Marco Fassone, pretendon se San Siro aktual nuk duhet të shembet por të lihen dy stadiume në qytet.

Dy klubet nga Milano e kanë diskutuar mundësinë e ndëritmit të një stadiumi të ri në qytet, mirëpo Fassone beson se San Siro aktual s’duhet të shembet në mënyrë që dy klubet të ndahen dhe të mos e kenë më të njëjtin stadium.

“Gjatë kohës sa unë isha drejtor ekzekutiv i Milani, unë e kisha nisur një strategji që ishte plotësisht ndryshe. Pasi që në atë kohë, në pajtim me komunën, ne besonim se Milano duhet të jetë qyteti i parë italian që i ka dy stadiume të mëdha, pasi që kjo do t’i sillte të mira edhe qytetit e edhe klubeve”, ka thënë Fassone.

“Është e qartë se zgjedhja për ta ndërtuar një stadium të përbashkët ua mundëson dy klubeve të shpenzojnë më pak para dhe edhe kjo ide e ka një logjikë të veten:.

“Në vend të kësaj, unë ende mendoj se njëri klub duhet të qëndrojë në San Siro. Me disa rinovime të vogla lidhur me zvogëlimin e kapacitetit të ulëseve, mund të jetë një stadium funksional në mënyrë të përsosur. Ndërsa, klubi tjetër do ta ndërtonte një stadium të ri”.

“Milani i ka tri apo katër zona të cilat mund të jenë të përsosura për këtë qëllim. Unë, si një administrator, do të preferoja ta kem stadiumin tim, qoftë në pronësi time apo në bashkëpronësi me komunën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat