Neymar prej kohësh dëshiron të largohet nga PSG-ja

Futboll

Neymar prej kohësh dëshiron të largohet nga PSG-ja

Më: 21 prill 2020 Në ora: 13:23
Neymar prej kohësh dëshiron të largohet nga PSG-ja

Neymar prej kohësh dëshiron të largohet nga PSG-ja, teksa dëshira e tij e madhe është të rikthehet te Barcelona.

Sulmuesi brazilian ishte shumë afër rikthimit në verë, por një marrëveshje ndonëse dukej shumë afër, asnjëherë nuk u arrit.

Në këtë situatë, futbollisti u detyrua të qëndrojë te PSG-ja, ku edhe marrëdhëniet me tifozët nuk janë shumë të mira, me këta të fundit që e kanë fyer në disa ndeshje.

Megjithatë braziliani 28-vjeçar dëshiron me çdo kusht të largohet nga PSG-ja në verë dhe të kalojë te Barcelona, teksa është i gatshëm të bëjë edhe një sakrificë.

Sipas asaj që shkruan Mundo Deportivo, sulmuesi është i gatshëm të heqë dorë nga rroga prej 52 milionë eurosh që merr te PSG-ja, teksa do të pranonte edhe një rrogë pak më shumë se 20 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat