Cassano: Cavani me parametra zero nga PSG

Futboll

Cassano: Cavani me parametra zero nga PSG

Më: 21 prill 2020 Në ora: 13:25
Cassano: Cavani me parametra zero nga PSG

Ish-sulmuesi italian, Antonio Cassano ka dhënë disa këshilla për merkaton e Interit.

Në një bisedë live në emisionit "Tiki Taka", Cassano ka këshilluar drejtuesit zikaltër që të shesin Lautaron këtë sezon, për të përmirësuar ndjeshëm financat, ndërsa me paratë që pritet të vijnë nga shitja e Icardit, të investojnë te sulmuesi francez i Arsenalit, Aleksander Lacazette.

"Lautaro është një sulmues shumë i fortë, por kur mendon se Interi pagoi 20 milionë euro për të dhe tani mund ta shesë për më tepër se 100, them se duhet pranuar shitja.

Për të kompletuar sulmin mund të merret Cavani me parametra zero nga PSG, pasi është një sulmues që di të dalë edhe jashtë zone dhe jam i bindur që do të përshtatet mjaft mirë me Lukakun. Gjithashtu, me paratë e arkëtuara nga shitja e Icardit, mund të investohet te një sulmues si Aleksander Lacazette, futbollist shumë i fortë", deklaroi Cassano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat