Neville e Carragher kritikojnë ashpër Ozilin

Futboll

Neville e Carragher kritikojnë ashpër Ozilin

Më: 21 prill 2020 Në ora: 13:51
Neville e Carragher kritikojnë ashpër Ozilin

Mesfushori gjerman me origjinë turke, Mesut Ozil, është kritikuar ashpër nga legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher dhe ajo e Manchester Unitedit, Gary Neville, pasi që mediat britanike raportuan se ai ishte njëri ndër tre lojtarët e Arsenalit që refuzuan ofertën për t’iu ulur paga gjatë krizës së koronavirusit.

Klubi i Premierligës e konfirmoi të hënën se 12.5 për qind e pagës së lojtarëve të ekipit të parë, trajnerit Mikel Arteta dhe stafit të tij tani do të kursehet për ta përballuar krizën e shkaktuar nga virusi Covid-19.

Megjithatë, menjëherë pas këtij lajmi u raportua se Ozili ishte njëri ndër tre lojtarët e Arsenalit që e kanë refuzuar këtë propozim.

Ozil është ndër lojtarët më të paguar në ligë dhe Carragher beson se 31-vjeçari “e ka shënuar një autogol të publicitetit të tij” me veprimin e tij të fundit.

“Fakti që lojtari më i paguar dhe ndoshta edhe emri më i madh në skuadrën e Arsenalit s’e ka ndjekur shembullin e të gjithë skuadrës është diçka shumë e keqe”, ka thënë Carragher.

“Edhe nëse do të kisha qenë në pozitën e Ozilit dhe s’isha pajtuar me propozimin, mendoj se nëse të gjithë të tjerët vendosin ta pranojnë atë ofertë dhe të bëhen bashkë, edhe ti duhet t’i bashkohesh skuadrës”.

“Futbolli është sport ekipor, jo individual. Kur dikur si Ozili është në atë situatë, ai duhet të bëjë ashtu siç bëjnë të tjerët. Është një autogol publicitar i madh”.

Gary Neville shkoi një hap më tej në kritikat për 31-vjeçarin, duke i cilësuar veprimet e tij si të pambrojtshme.

“Principi i mos të qenit bashkë si grup është i pambrojtshëm. Ju jeni ekip brenda dhe jashtë fushës”, tha ai.

“Nuk do të doja të isha një nga tre lojtarët që nuk është pajtuar. Do të alienojë dhe izolojë ata nga të tjerët. kur një grup i lojtarëve votojnë diçka, ju duhet të pajtoheni”.

“Kjo thjesht demonostron komplikimet e asaj se çka po ndodh te klubet e Premierligës tani. Futbolli po e han vetveten nga brenda”.

“Shumë prej klubeve, lojtarëve nuk janë në luftë por në një betejë të madhe. Futbollistët nuk u besojnë klubeve të tyre dhe ky është vetëm një shembull tjetër”, theksoi Neville.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat