Shtohet konkurrenca

Futboll

Shtohet konkurrenca

Më: 21 prill 2020 Në ora: 13:56
Shtohet konkurrenca

Kontrata në skadencë në vitin 2021 është një nga arsyet madhore që mund ta shtyjë Xhanluixhi Donarumën për t’u larguar nga Milani.

Gjashtë milionë eurot që përfiton çdo sezon nuk janë pengesa kryesore, ndaj edhe portieri pret të njihet me planet e klubit përpara se të vendosë të thotë “lamtumirë”.

Në listën e pretendenteve janë ajka e Europës me Realin e Madridit dhe PSG-në në krye, teksa jo më pas janë edhe Juventusi e Çelsi.

Pikërisht këta të fundit janë gati të bëjnë edhe investimin më të madh. Të lodhur nga Kepa, anglezët dëshirojnë një ndryshim thelbësor mes shtyllave dhe në ofertë, përveç parave, mund të përfshijnë edhe portierin e tyre bask.

Siç thamë, gjithçka do të vendoset pasi Donaruma të përcaktojë afatet e lidhjes së tij me Milanin dhe me një menaxher si ai i 21-vjeçarit (Mino Raiola), surprizat nuk duhet të mungojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat