Anglezi shprehet se nuk kishte parë kurrë një lojtar të tillë si suedezi

Futboll

Anglezi shprehet se nuk kishte parë kurrë një lojtar të tillë si suedezi

Më: 21 prill 2020 Në ora: 14:50
Anglezi shprehet se nuk kishte parë kurrë një lojtar të tillë si suedezi

Zlatan Ibrahimoviç njihet si një ndër sulmuesit më të mirë të viteve të fundit dhe këtë gjë e konfirmon edhe Marcus Rashford në një intervistë të dhënë së fundmi.

Anglezi shprehet se nuk kishte parë kurrë një lojtar të tillë si suedezi, i cii ka qenë pjesë e Manchester United nga viti 2016 deri në vitin 2018.

“Nuk kisha luajtur kurrë me një lojtar të tillë siç ishte Ibrahimoviç. Mentaliteti i tij ishte mbi gjithçka. Nuk i interesonte fare se çfarë të tjerët kishin thënë apo do të thonin për atë. Çelësi i tij i suksesit ishte mentaliteti i tij.

Normalisht, ishte edhe Mourinho aty, trajner më të cilin ai kishte punuar dhe e njihte shumë mirë. Ibrahimoviç ishte fantastik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat