Helguera i nxjerr të palarat Ronaldos

Futboll

Helguera i nxjerr të palarat Ronaldos

Më: 21 prill 2020 Në ora: 15:23
Helguera i nxjerr të palarat Ronaldos

Ivan Helguera zbuloi gjatë një bisede në Imstagram disa nga sekretet e kohës së tij me Real Madridin, duke tërhequr vëmendjen me një episod të panjohur, atë të zemërimit të lojtarëve, kur zbuluan se do të bënin pa Del Bosque, pasi fituan La Liga-n në vitin 2003. Deri më tani, kurrë nuk ka pasur aq shumë detaje mbi këtë situatë te të bardhët. Ish-lojtari i galaktikëve shpjegon se çfarë ndodhi pas asaj ndeshjeje Real Madrid-Athletic 3-1, ku dopieta e Ronaldos iu dha titullin të tijve, shkruan telesport. 

“Ata donin ta largonin Del Bosque, ne donim që trajneri të qëndronte... Drejtuesit e klubit na kishin thënë për vendimin e marrë, por ne si lojtarë nuk na pëlqeu mënyra. Dhe ishte vendosur, sepse presidenti nuk dëshironte të festonte titullin me ne dhe trajnerin”. Helguera shton se ishin gati të mos shkonin për të festuar titullin me institucionet. Në fakt, lojtarët e morën vendimin për të mos shkuar, por në minutën e fundit ndryshuan mendje: 

"Ne duhej të shkonim në “Tow Hall”, por shumë lojtarë nuk pranonin, nëse mbetej Del Bosque jashtë. Ishte e vështirë ta shijoje atë festë dhe mendonim çfarë do të bënim kur të mbaronte dreka. Ne kishim marrë vendim që të mos shkonim, por ndryshuam mendje. Dy lojtarë nuk erdhën dhe ata morën një gjobë. Dhe pastaj, Del Bosque nuk do të ishte aty, sezonin tjetër”. 

Nuk ishte e lehtë për ish-trajnerin të kontrollonte dhomën e zhveshjes së galaktikëve, veçanërisht klanin brazilian, edhe pse Del Bosque bëri mirë. Helguera kujton: “Beckham, Zidane dhe Figo ishin profesionistë të shkëlqyeshëm. Roberto Carlos dhe Ronaldo pëlqen të dilnin më shumë, por nuk e bënin këtë çdo ditë. Nëse do të luanim të shtunën dhe do të fitonim, lejoheshim të dilnim, por ata donin ta shojonin edhe të premten apo të shtunën, kur luanim të dielën...”

Helguera ka zbuluar gjithashtu se si ishin festat e Ronaldos, duke kujtuar se si merrte në shtëpi shumë vajza të reja për t'u argëtuar si në një lokal nate : “Unë isha në një festë ditëlindjeje me gruan time dhe, kur filluan të shfaqeshin turmat e vajzave, gruaja më tha të iknim në shtëpi. Edhe Figo bëri të njëjtën gjë. Të tilla festa bëheshin në shtëpinë e Ronaldos, të cilën më vonë ia shiti Ramosit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat