E pazakontë në Itali

Futboll

E pazakontë në Itali

Më: 21 prill 2020 Në ora: 15:52
Ilustrim

Liga italiane e futbollit ka marë aprovimin e 20 klubeve të Serie A për të përfunduar këtë sezon futbollistik dhe tashmë po shqyrton të gjitha mënyrat për të bërë të mundur sa më shpejt rinisjen e kampionatit, në momentin që edhe situata do të jetë normalizuar disi nga pandemia Covid-19.

Torino dhe Brescia dy klubet e vetme që ishin kundër rinisjes së sezonit kanë dhënë miratimin e tyre për të zbritur në fushë dhe për të mbyllur rregullisht këtë kampionat.

Në asamblenë e zhvilluar nga liga e futbollit këtë të martë është miratuar me votë unanime nga 20 klubet e Serie A që sezoni futbollistik 2019-2020 të shkojë deri në fund, gjithmonë nëse qeveria lejon rifillin e aktiviteteve sportive përfshirë edhe futbollin konform të gjitha rregullave të sigurisë për mbrojtjen e shëndetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat