Shqiptari i Kosovës, me disa shokë e çoi në këmbë një shtet artificial, u dënua nga federata ish jugosllave! Ja çfarë i kishte premtuar Skobllari

Futboll

Shqiptari i Kosovës, me disa shokë e çoi në këmbë një shtet artificial, u dënua nga federata ish jugosllave! Ja çfarë i kishte premtuar Skobllari

Nga: Kemajl Goca Më: 21 prill 2020 Në ora: 16:51
Shukri Paçarada

Një histori e padëgjuar deri me sot në lidhje me Shukri Paçaradën, me ish portierin e shquar, prej më të mirëve të gjeneratës së artë të klubit të futbollit Prishtina. Burimet shumë të sigurta konfirmojnë se Paçarada ishte shumë afër Dinamos së Zagrebit në vjeshtën e  vitit 1988.

Paçarada ishte dënuar me 6 muaj mos lojë në verën e vitit 1988, pasi që akuzohej me disa shokë të klubit, se e kishte kurdisur humbjen e Prishtinës në tre minuta e fundit me 2:3 nga Çeliku, i Zenicës.

Deri në minutën e 88-të Prishtina ishte duke fituar me 2:0, por me të kuptuar se Sutjeska barazoi 2:2 me Cërvena Zvezdën e Beogradit, lojtarët e Prishtinës vendosën për tre minuta e fundit t’ia lëshojnë tre gola Çelikut dhe fitoi me 2:3, duke mbetur në ligë skuadra boshnjake, e bie Sutjeska.

Image

Kjo shkaktoi shumë polemika në shtetin artificial apo i çoi në këmbë të gjitha mediat e asaj kohe, e dashamirë të kësaj loje kundër Prishtinës, ndërsa Paçarada e disa futbollistë tjerë të Prishtinës ishin dënuar me nga 6 muaj mos lojë, ndër ta edhe Kujtim Shala, që njihet si nacionalist.  

Paçarada, pas këtij dënimit 6 muaj mos lojë nga federata e Futbollit ish jugosllav, e shfrytëzoi kohën dhe e kreun shërbimin ushtarak, por nuk pati fat si Kujtim Shala me shku në Dinamo të Zagrebit.

Paçarada e pranon se Skobllari i kishte premtuar. “Edhe pse Skobllar më premtoj që pas shërbimit ushtarak do më merr në Dinamo por pak pa e krye shërbimin ushtarak edhe ku do të kaloja te Dinamo, për fat të keq e larguan Skobllarin dhe erdh Kuzhe”, tha Paçarada për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

"Unë edhe isha në Zagreb me krye shërbimin ushtarak, ishte çdo ndeshje te Dinamos në stadium ku me ndihmojke shumë edhe gazetari i njohur Marko Didiç që ishte gazetar i 'Tempos' së asaj kohe', përfundoi Paçarada.

Paçarada mbahet mend edhe për mrekullinë në stadiumin “Marakana” në Beograd, në pranverën e vitit 1987, kur mbrojti shkëlqyeshëm dhe fal tij Prishtina kishte luajtur baras (0:0) me Cërvena Zvezdën, në kuadër të javës së 18-të të Ligës së Parë ish Jugosllave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat