Tani vlen 60 mln euro, mbrojtësi rrëfehet: Kur isha 17 vjeç doja ta lija futbollin!

Futboll

Tani vlen 60 mln euro, mbrojtësi rrëfehet: Kur isha 17 vjeç doja ta lija futbollin!

Më: 21 prill 2020 Në ora: 17:01
Jose Maria Gimenez

Një ndër mbrojtësit më të mirë në Botë aktualisht është padyshim Jose Maria Gimenez. Uruguajani i Atletico Madrid është një lider në ekipin e tij dhe kërkohet edhe nga shumë klube në merkato.

Së fundmi, 25-vjeçari ka dhënë një rrëfim në një intervistë, ku është shprehur se në kohën kur ishte 17 vjeç mendoi ta linte futbollin. Gimenez më pas tregon se gjithçka ndryshoi dhe ëndrra e tij u realizua.

“Momenti më i rëndësishëm i karrierës sime ishte kur e dija se doja t'i përkushtohesha futbollit. Kam pasur një moment të vështirë personal, në kohën kur isha 17 vjeç te Danubio. Isha gati të hiqja dorë nga futbolli dhe të mos e vazhdoja.

Gjithsesi, e kuptova në kohë që futbolli ishte ajo që doja dhe përmbushja e ëndrrës time. Pengesa ka gjithmonë, por ajo që është me rëndësi është se nëse beson ëndrrat të realizohen.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat