Kolegu "baltos" Modric: Zhgënjim i madh, ja si e refuzoi fanellën time...

Futboll

Kolegu "baltos" Modric: Zhgënjim i madh, ja si e refuzoi fanellën time...

Më: 21 prill 2020 Në ora: 17:13
Luis Advíncula, Luka Modric

Luis Advíncula foli me Yoshimar Yotún në një Instagram “live”, të organizuar nga Federata Peruane e Futbolli. Ndër të tjera, mbrojtësi i majtë tregoi edhe një episod me nënkampionin e botës, “Topin e Artë” për vitin 2018, Luka Modric. Kur u pyet se me cilët lojtarë i kishte shkëmbyer fanellat, anësori i Rayo Vallecano pranoi se nuk e bën këtë gjë nga frika se mos refuzohet, siç i ndodhi me Modric pas një miqësoreje, në të cilën Peruja mposhti Kroacinë 2-0:

 "Unë e pyeta Modricin për fanellën e tij, që t’i ndërronim, por ai më tha “jo”. U justifikua, se gjasme ia kishte premtuar Raúl Ruidíaz, por nuk ishte ashtu në të vërtetë. Fatmirësisht, kam dy fanella nga James Rodriguez dhe një nga Mbappé. Hezitoj të kërkoj shkëmbimin e fanellës, sepse druhem se më refuzojnë. Nëse të ndodh kjo, është zhgënjim shumë i madh".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat