Bayerni e mposhtë koronavirusin, lojtarët kthehen në stërvitje

Futboll

Bayerni e mposhtë koronavirusin, lojtarët kthehen në stërvitje

Më: 21 prill 2020 Në ora: 17:13
FC Bayern

Si duket futbolli në Gjermani po i kthehet noramlitetit nga pandemie koronavirus.

Kur, për më shumë se një muaj pushoi çdo aktivitet sportiv në Gjermani, shkaku i përhapjes së koronavirusit, sot skuadra e Bayernit përmes një postimi zyrtar në “Twitter”, ka bërë të ditur se lojtarët kanë startuar me stërvitje.

Mes tjerash, skuadra e Bayernit shkruan: “U rikthyem”.

Kështu, siç raportojnë mediat në Gjermani, Bundesliga pritet ta rifillojë kampionatin me 6 maj 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat