Real Madrid insiston për yllin e Bayernit

Futboll

Real Madrid insiston për yllin e Bayernit

Më: 21 prill 2020 Në ora: 18:44
Real Madrid

Zinedin Zidane dhe Reali i Madridit kanë kthyer interesin për yllin austriak të Bayern Mucnhen, David Alaba.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, tekniku i Real Madridit i ka hedhur sytë nga Bayern për të transferuar mbrojtësin e bavarezëve.

Mbrojtësi ka një kontratë me Bayernin deri në vitin 2021 dhe rinovimi ende nuk po duket në horizont. Për këtë arsye, Reali kërkon të përfitojë, pasi Alaba nuk e ka fshehur faktin që është në kërkim të një eksperience të re.

Nëse austriaku nuk rinovon me klubin gjerman deri në fund të sezonit, atëherë largimi i tij do të ishte e vetmja zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat