Në kohë pandemie – Milot Rashica e zbulon nga kush po frymëzohet

Futboll

Në kohë pandemie – Milot Rashica e zbulon nga kush po frymëzohet

Më: 21 prill 2020 Në ora: 19:10
Milot Rashica

Ylli i Kombëtares së Kosovës dhe Werder Bremenit, Milot Rashica e ka publikuar një fotografi interesante në profilin e tij zyrtar në ‘Instagram’.

Për shkak të pandemisë COVID-19, Bundesliga gjermane, aty ku luan Rashica, është pezulluar përkohësisht deri në një njoftim të ardhshëm.

Ndërkaq, Rashica në një postim në rrjetet sociale ka bërë me dije se frymëzohet nga Lionel Messi, duke shkruar: “Kur përgatitja takon rastin – sukses”.

Bundesliga pritet të bëhet kampionati i parë i madh i futbollit evropian që rikthehet në aksion, me rikthimin që pritet të ndodhë më 9 maj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat