Nasri shpërthen ndaj Deschamp: Nuk e di pse nuk e fton Benzeman

Futboll

Nasri shpërthen ndaj Deschamp: Nuk e di pse nuk e fton Benzeman

Më: 21 prill 2020 Në ora: 20:40
Samir Nasri

Samir Nasri e ka kritikuar përzgjedhësin e Francës, Didier Deschamps për mos thirrjen e Karim Benzema te skuadra kombëtare për Kampionatet e fundit Evropian dhe Botëror.

Pavarësisht se është i lumtur për arritjet e Les Blues, mesfushori i Anderlechtit nuk e kupton se pse sulmuesi i Real Madrid nuk ka luajtur në ato turne të mëdha.

“Jam i lumtur që [Franca] fitoi Kupën e Botës 2018, por ka disa të meta”.

“[Deschamps] mund të ndërtojë tre ekipe të një niveli shumë, shumë të mirë dhe unë kam të drejtë të mos më pëlqejë”.

“Unë kam miq që luajnë për ekipin kombëtar. Ata merituan të fitojnë Kupën e Botës, por ta vëmë [Pep] Guardiolan në krye të ekipit francez, ju do të shihni se si ata do të luajnë. Ne do ta shijonim”.

“Nuk e kuptoj pse Benzema nuk luajti në Euro 2016 ose Kupën e Botës 2018”.

“Nuk e kuptoj pse nuk kam marrë pjesë në Kupën e Botës 2014”.

“Unë gjithashtu nuk e kuptoj pse Hatem Ben Arfa nuk u zgjodh në Euro 2016 pas sezonit të tij me Nice”, ka thënë Nasri gjatë një bisede live në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat