Vjen lajmi i bujshëm për futbollin

Futboll

Vjen lajmi i bujshëm për futbollin

Më: 21 prill 2020 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Një lajm vërtet i bujshëm dhe i pabesueshëm vjen nga Brazili dhe hedh dyshime për rinisjen e futbollit, pikërisht në këto javë ku FIFA, UEFA dhe ligat kombëtare janë duke hedhur bazat për një kalendar gjatë verës për t’i dhënë fund këtij sezoni,.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), gjatë një videoconference me UEFA-n, ka këshilluar për këta të fundit që të heqin dorë nga tentativat për të rinisur futbollin në verë dhe për të ndërprerë të gjitha aktivitetet deri në fund të vitit 2021.

E ka bërë me dije “Veja”, revista braziliane e përjavshme, duke marrë si dëshmi një pjestar të kësaj mbledhje që është zhvilluar në 16 prill. Në bazë të kërkesës qëndron një studim i rreziqeve për infeksione të tjera dhe për një përhapje të dytë të Covid19, edhe më të fortë. Megjithatë, OBSH nuk ka asnjë kontroll mbi UEFA-n, që është organ i pavarur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat