Juventus, zbulohet plani për të arritur tek Icardi

Futboll

Juventus, zbulohet plani për të arritur tek Icardi

Më: 22 prill 2020 Në ora: 00:58
Mauro Icardi

Juventus vazhdon të shikojë përreth për të përforcuar skuadrën.

Bardhezinjtë ëndërrojnë një goditje të  madhe në sulm: objektivi kryesor është Mauro Icardi. Megjithatë, shumë do të varet nga dëshira e Paris Saint-Germain për ta blerë ose jo përfundimisht argjentinasin nga Inter-i.

Sipas Corriere dello Sport, nëse transferimi do të realizohet, Juventus do të kishte një “as nën mëngë” për të arritur te Maurito. Zonja e Vjetër do ta shiste Miralem Pjanic për të bindur PSG-në që të hiqte dorë nga Icardi.

Negociatat mund të fillojnë vetëm kur e ardhmja e sulmuesit argjentinas në pronësi të Inter-it do të jetë sqaruar përfundimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat