E hodhën në mbeturina çmimin e fituar nga KOK-u, asnjë reagim nga FFK

Futboll

E hodhën në mbeturina çmimin e fituar nga KOK-u, asnjë reagim nga FFK

Më: 22 prill 2020 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Ditë më parë në mediat kosovare u publikua një fotografi ku shihet çmimi i dhënë nga Komiteti Olimpik i Kosovës për FFK në mbeturina.

Këtë çmim FFK e kishte fituar falë kombëtarës së Kosovës e cila u zgjodh si kombëtarja më e mirë për vitin që lamë pas në ceremoninë e laureatëve të vitit, të organizuar nga KOK-u pikërisht këtë vit.

Kanë kaluar disa ditë, dhe FFK nuk ka dhënë asnjë arsyetim se si ky çmim ka përfunduar në mbeturina në qytetin e Gjilanit.

Media ka provuar të kontaktoj me dy palët, si KOK ashtu edhe FFK nuk janë përgjigjur redaksisë së sportit të medias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat