Spadafora jep shenja pozitive: Seria A duhet të rifillojë

Futboll

Spadafora jep shenja pozitive: Seria A duhet të rifillojë

Më: 22 prill 2020 Në ora: 12:31
Seria A

Para pak minuta ka filluar mbledhja mes Ministrit të Sportit të Italisë, Vincenzo Spadafora, bashkë me të parin e Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dhe Paolo Zeppilli dhe ai i Federatës Mjekësore Sportive, Maurizio Casasco.

Pak para se të futej në mbledhje, Spadafora dha shenja pozitive për rifillimin e kampionatit dhe se kjo është në njëfarë mënyre e ‘detyrueshme’, për shkak të të ardhurave ekonomike.

“Rifilloni gradualisht stërvitjen, ndërsa sa i përket kampionateve do të vlerësohen me komitetin teknik shkencor”, tha ai.

“Rifillimi është i nevojshëm duke marrë parasysh jo vetëm vlerën ekonomike, por edhe shoqërore të sportit”, tha tutje ai.

Takimi ka nisur në orën 12.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat