Buffon të qëndrojë edhe një sezon

Futboll

Buffon të qëndrojë edhe një sezon

Më: 22 prill 2020 Në ora: 14:08
Buffon të qëndrojë edhe një sezon

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli i ka kërkuar Gianluigi Buffonit që të qëndrojë edhe për një sezon tjetër në "Allianz Stadium".

Veterani i portës u rikthye vitin e kaluar në Torino pasi e kaloi një sezon në Paris Saint-Germain. Por, raportimet nga Italia bëjnë me dije që 42 vjeçari tashmë është në diskutime me drejtuesit e "Zonjës së Vjetër" për të ardhmen e tij.

"Ne duam që ti të jesh ende pjesë e jona edhe për një sezon tjetër", i ka thënë Agnelli.

"Nëse jeni të sigurt se është zgjedhja e duhur, unë jam i lumtur të vazhdoj rinovimin", iu përgjigj Buffon, sipas gazetës italiane "Gazzetta dello Sport".

Fituesi i Kupës së Botës do ta vazhdojë kontratën e tij edhe për një vit tjetër dhe në këtë mënyrë ai bëhet lojtari i tretë më i vjetër që ka luajtur në Serie A, pasi në janar do t’i mbushë 43 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat