Dy emrat e gjeneratës së artë të Prishtinës, njëri për një gol…

Futboll

Dy emrat e gjeneratës së artë të Prishtinës, njëri për një gol…

Nga: Kemajl Goca Më: 22 prill 2020 Në ora: 15:33
Dy emrat e gjeneratës së artë të Prishtinës, njëri për një gol…

Fotografi që zgjon emocione, e siguruar nga një lexues i yni, Ibra Guri, dy emra të gjeneratës së artë të klubit të futbollit Prishtina, në periudhën e vitit 1984!

Legjenda e futbollit Kujtim Shala së bashku me ish mbrojtësin Behajdin Gjinali. 

Fakti me interesant është se si njëri po ashtu edhe tjetri kanë luajtur në KF Liria nga Prizreni, për dallim nga Gjinali, Shala ka pasur karrierë të bujshme, nga Liria në Partizan të Beogradit, Prishtinë, Dinamo Zagreb, në klubet franceze dhe në ato gjermane dhe një ndeshje revyale edhe me kombëtaren e Kroacisë ndaj SHBA-së me 17 shtator 1990.

Image

Në anën tjetër, Shala në vitin 1988, në verë, për një gol mbetet pa u shpall shënuesi më i mirë në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë, ngase përfundoi i dyti me 15 gola dhe një me pak se i pari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat