Unë mendoj se do të ketë shumë oferta për Xherdanin gjatë verë, ja kush e thotë

Futboll

Unë mendoj se do të ketë shumë oferta për Xherdanin gjatë verë, ja kush e thotë

Më: 22 prill 2020 Në ora: 16:06
Shaqiri

Erdin Shaqiri, vëllai dhe agjenti i Xherdan Shaqirit, pretendon se “dy ose tre klube” treguan interes konkret për reprezentuesin zviceran në merkaton e janarit.

Shaqiri iu bashkua Liverpulit në një kontratë pesë-vjeçare në fillim të sezonit 2018/19, por ka luftuar të gjejë minutat e duhura për shkak të Mohamed Salah dhe Sadio Mane, dhe disa çështje të fizikut të tij.

“Unë mendoj se do të ketë shumë oferta për Xherdanin gjatë verës. Tashmë në janar ka pasur interes konkret nga dy ose tre klube.

Këta – emrat e tyre tashmë janë publikuar në mediet e ndryshme – do të thërrasin përsëri,” ka thënë mes tjerash Erdin Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat