Bundesligë: Në stadium do të lejohen vetëm 300 persona

Futboll

Bundesligë: Në stadium do të lejohen vetëm 300 persona

Më: 22 prill 2020 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

9 maji duket data ideale për të rifilluar sezoni në Bundesligë.

Planet për vazhdimin e sezonit në Bundesligë tashmë kanë nisur, me autoritetet përkatëse që po marrin masat e duhura.

Mediet në Gjermani raportojnë se 9 maji shihet si datë për rikthimin e futbollit në dy nivelet më të larta, Bundesligë dhe Bundesliga 2.

Rreth 300 persona do të lejohen në stadiume, përfshirë lojtarët, gjyqtarët, staf, media, ekipe shëndetësore.

Të enjten, do të mbahet një takim i rëndësishëm, ku do të flitet edhe për masat shëndetësore që do të ndërmerren, me një protokoll të qartë se si lojtarët duhet t’u nënshtrohen testeve.

Skuadrat në Gjermani tashmë kanë filluar stërvitjet, të organizuar në grupe të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat