Kane largohet nga Tottenham, bën një mega-transferim në Serie A

Futboll

Kane largohet nga Tottenham, bën një mega-transferim në Serie A

Më: 22 prill 2020 Në ora: 22:35
Harry Kane

Mediet italiane zbulojnë se Harry Kane mund të luajë në Serie A sezonin tjetër.

Sulmuesi i Tottenham dhe kapiteni i kësaj skuadre, dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe të luftojë për të gjithë trofetë e mundshëm.

Nisur nga situata aktuale në Premierligë, Kane me Tottenhamin nuk mund ta bëjë këtë gjë, me skuadrën angleze që nuk ka gjasa të kap vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Sipas informacioneve të medieve italiane, Harry Kane ka shprehur vullnetin për të forcuar radhët e Juventusit.

Për shërbimet e tij, Tottenham kërkon hiq më pak se 150 milionë euro.

Kane 26 vjeçar, ka shënuar 278 ndeshje për Tottenham dhe ka shënuar 181 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat