Mario Gotze mund të përfundojë te Lazio

Futboll

Mario Gotze mund të përfundojë te Lazio

Më: 24 prill 2020 Në ora: 00:00
Mario Gotze

Mario Gotze është para një udhëkryqi të madh në karrierën e tij.

Ylli i Borussia Dortmund dhe heroi i Gjermanisë në Kupën e Botës 2014, është në kërkim të një skuadre të re, pasi synon t’i jap fund aventurës me skuadrën nga ‘Sigan Iduna Park’.

‘Gazzetta dello Sport’ njofton për interesimin që Lazio ka shfaqur për mesfushorin gjerman.

27 vjeçari ka shprehur dëshirën për një aventurë të re, jashtë Gjermanisë, pas përfundimit të kontratës që do të vjen në fund të këtij sezoni.

Lazio po shpreson të sigurojë kartonin e Gotze në një transferim falas.

Rivalitet për Lazion mund të bëjë rivali lokal, Roma, të cilët gjithashtu janë të interesuar për lojtarin.

Raportimet italiane nuk kanë përmendur ndonjë çmim rreth pagës që Lazio mund t’i ofrojë lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat