Rrahmani do të largohet

Futboll

Rrahmani do të largohet

Më: 24 prill 2020 Në ora: 15:19
Rrahmani do të largohet

Amir Rrahmani nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Napolit, teksa do të largohet nga Helas Verona, duke ditur që marrëveshja është mbyllur që në merkaton e janarit.

Në këtë situatë, klubi i Veronës është hedhur në merkato për të gjetur një zëvendësues për Rrahmanin dhe duket se do të jetë përsëri një tjetër shqiptar që do luajë në këtë ekip.

Sipas asaj që shkruan “Sportske”, Verona ka hedhur sytë nga Ardian Smajli, i cili duket si profili ideal për prapavijën e ekipit italian.

Shqiptari ka tërhequr vëmendjen e trajnerit Juriç dhe në verë pritet të largohet nga Hajduku i Splitit, për të kaluar në një kampionat të madh siç është Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat