Ibrahimi: Isha shumë afër kalimit te Skënderbeu, por…

Futboll

Ibrahimi: Isha shumë afër kalimit te Skënderbeu, por…

Më: 24 prill 2020 Në ora: 16:32
Ibrahimi: Isha shumë afër kalimit te Skënderbeu, por…

Besart Ibrahimi është një nga lojtarët më të mirë te Shkëndija e Tetovës, me të cilët ka shënuar shumë gola dhe është lojtari me më shumë gola në histori në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Në një prononcim të dhënë së fundmi, sulmuesi është shprehur se në të kaluarën ka qenë shumë afër kalimit te Skënderbeu, por në fund nuk është mbyllur marrëveshja.

“Në fund të sezonit më përfundon kontrata me Shkëndijën ku luaj prej 5 vitesh. Do të shikoj ofertën në drejtim timin dhe më pas do vendosim.

Ishim shumë afër kalimit te Skënderbeu gjatë kohës kur ata kaluan në fazën e grupeve. Kemi qenë në kontakte, por nuk u finalizua në fund.

Kalim në Superiore? Gjithmonë e kam ndjekur derbin e kryeqytetit. Do ta kisha me dëshirë të kaloja në Shqipëria. Me Shkëndijën ishin shumë afër kalimit në grupet e Europa Ligë, por fati nuk ishte me ne. Mendoj se në të ardhmen do kemi më shumë fat. Të them të drejtën nuk kam qenë ndonjëherë në kontakte me Shqipërinë për të kaluar te kombëtarja.”, u shpreh Ibrahimi për “Supersport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat