Humbësi më i madh në histori

Futboll

Humbësi më i madh në histori

Më: 24 prill 2020 Në ora: 17:57
Humbësi më i madh në histori

Paolo Maldini është bërë pjesë e intervistave live në Instagram, teksa ditën e djeshme i është bashkuar një bashkëbisedimi me ish sulmuesin e Italisë, Christian Vieri, ku ka ndarë kujtime të ndryshme, por ka folur edhe për situatën aktuale.

Sipas legjendës së Milanit, duhet gjetur një mënyrë që sezoni të përfundojë, pasi në të kundërt do të kishte pasoja të jashtëzakonshme ekonomike për klubet, ndonëse theksoi se prioritet mbetet shëndeti.

“Natyrisht që prioritet mbetet shëndeti dhe futbolli është një sport kontakti, gjë që e vështirëson edhe më shumë punën. Megjithatë nëse qeveria jep miratimin për rinisjen e stërvitjes, të gjithë duhet të sforcohemi sadopak për të çuar deri në fund sezonit, pasi në të kundërt do të flisnim për pasoja të tmerrshme ekonomike për të gjithë klubet”, ka deklaruar Maldini.

Ish legjenda e Milanit si futbollist, zbulon se detyrën si drejtues për herë të parë ia propozoi braziliani Leonardo, ndërsa tregon se ishte ndjerë i vetmuar kur ky i fundit kishte vendosur të largohej drejt Parisit.

“Për herë të parë më ka thirrur Leonardo dhe kur mësova se do largohej, fillova të ndjehem i vetëm dhe i pafuqishëm. Megjithatë më vonë erdhën Boban dhe Massara, dy profesionistë që më kanë ndihmuar të kuptoj shumë nga ky rol”, ka thënë Maldini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat