Scolari i kërkon Neymarit që të kthehet

Futboll

Scolari i kërkon Neymarit që të kthehet

Më: 24 prill 2020 Në ora: 18:42
Scolari i kërkon Neymarit që të kthehet

Ish-trajneri i Kombëtares së Brazilit, Luiz Felipe Scolari, i ka kërkuar Neymar që të kthehet te ish-skuadra e tij, Barcelona.

Neymar u transferua te Paris Saint-Germain nga Barcelona për një rekord botëror të transferimeve prej 222 milionë eurosh.

Megjithatë, Barcelona ka dëshirë ta rikthejë Neymarin në skuadër këtë verë dhe një rikthim në Camp Nou e ka mbështetur edhe ish-trajneri i tij, Scolari.

“Për Neymar, do t’i thosha sot, duke e ditur atë që di, kthehu, kthehu në Barcelonë”.

“Nëse shansi lind, ju do të ktheheni te të keni mundësinë të jeni lojtari më i mirë në botë, në kushte të barabarta me ata lojtarë që zgjidhen gjithmonë”, ka thënë Scolari.

Ndryshe, Scolari ishte trajner Neymarit në Kupën e Botës të vitit 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat