Skandali me shitjet e ndeshjeve, dënohen me burg disa...

Futboll

Skandali me shitjet e ndeshjeve, dënohen me burg disa...

Më: 24 prill 2020 Në ora: 18:46
Skandali me shitjet e ndeshjeve, dënohen me burg disa...

Disa ish-zyrtarë dhe ish-futbollistë të kampionatit spanjoll (La Liga) janë dënuar me burg nga një gjykatë në Spanjë për fiksim të ndeshjeve të sezonit 2013-2014.

Ish-shefi ekzekutiv i Osasunës Angel Vizkai u dënua me 8 vite e 8 muaj burg, ndërsa ish-presidenti Osasunës Huan Antonio Paskual u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, kurse dy ish-futbollistët e Real Betisit Antonio Amaja dhe Ksabier Torres do të qëndrojnë në burg për 1 vit si dhe do të paguajnë secili nga një gjobë prej 900 mijë eurosh.

Sipas hetimeve, drejtuesit e Osasunës u dhanë ryshfet prej 650 mijë euro lojtarëve të Betisit për të mundur rivalin direkt për mbijetës Valadolidin dhe të humbisnin më pas me Osasunën në javën e fundit të kampionatit spanjoll në sezonin 2013-2014.

Në këtë mënyrë, Osasuna arriti të siguronte mbijetesën në La Liga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat