Avdijaj i bie pishman

Futboll

Avdijaj i bie pishman

Më: 24 prill 2020 Në ora: 18:52
Avdijaj i bie pishman

Donis Avdijaj që luan për skuadrën Heart of Midlothian, ka zhvilluar një intervistë për mediumin gjeman Sportbild.

Në këtë intervistë futbollisti shqiptar ka lënë hapur mundësinë e tij të rikthimit te Schalke.

Mirëpo sipas Avdijajt, ai ka bërë gabime të cilat e kanë ndalur që të jetë pjesë e klubeve të mëdha si Juventus dhe Liverpool.

Avdijaj ka folur për Sane dhe Kehrer duke thënë “Djemtë punuan shumë për veten e tyre dhe morën vendime të mira. Sikur të kisha vendosur ndryshe në rininë time dhe të kisha pranuar ofertën nga një nga klubet më të larta ndërkombëtare (përfshirë Juve, Liverpool; ed.), Mund të ishte ndryshe. Kam marrë vendime të gabuara “.

Kurse për Schalke ka thënë që do të jetë klubi i tij i zemrës.

“Nëse e doni një klub, ju e doni atë përgjithmonë. Schalke mbetet një shtëpi për mua, është në zemrën time përgjithmonë, “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat