Gjermania shtyn edhe një garë!

Futboll

Gjermania shtyn edhe një garë!

Më: 24 prill 2020 Në ora: 18:53
Gjermania shtyn edhe një garë!

Gjermania shtyn edhe një garë!.

Federata Gjermane e Futbollit ka vendosur që të shtyjë finalen e Kupës 2020, e cila ishte caktuar në datën 23 maj në të zakonshmin “Olympiastadion” të Berlinit.

Data e re e kësaj sfide, sipas asaj që shkruan prestigjozja “Kicker” do të jetë 30 qershori, kjo pasi prioriteti kryesor është rinisja e sezonit dhe Bundesligës, natyrisht pa tifozë, ashtu si finalja e Kupës.

Raundi gjysmëfinal sheh përballë këto skuadra Bayern-Eintracht Frankfurt dhe Bayer Leverkusen-Saarbrucken. Datat e gjysmëfinaleve ende nuk janë përcaktuar por kjo do të vijë vetëm kur të rinisë fillimisht kampionati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat