Superliga e Turqisë pritet të vazhdojë në mes të qershorit

Futboll

Superliga e Turqisë pritet të vazhdojë në mes të qershorit

Më: 24 prill 2020 Në ora: 19:16
Superliga e Turqisë pritet të vazhdojë në mes të qershorit

Superliga e Turqisë në futboll pritet të vazhdojë në mes të qershorit, ndërsa ndeshjet do të luhen pa praninë e shikuesve. Kështu kanë raportuar mediat shtetërore të Turqisë, duke cituar udhëheqësin e asociacionit të klubeve.

Kampionatet e Turqisë në futboll, basketboll dhe volejboll janë pezulluar më 17 mars. Turqia ishte prej vendeve të fundit që ka ndërprerë aktivitetet sportive. Vendimi u mor vetëm pasi presioni nga jashtë dhe nga brenda u bë shumë i madh.

Turqia ka konfirmuar më shumë se 100 mijë të prekur nga Covid – 19 dhe mbi 2600 të vdekur.

“Ne kemi një vendim preliminar për të vazhduar Superligën nga 12 deri më 14 qershor”, ka thënë kryetari i asociacionit të klubeve Mehmet Sepil për TRT Haber.

“Skenari bazë është që Superliga dhe Kupa Turke të përfundojnë deri më 26 korrik”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat