AZ Alkmaar reagon pas vendimit për anulimin e Eredivisie

Futboll

AZ Alkmaar reagon pas vendimit për anulimin e Eredivisie

Më: 24 prill 2020 Në ora: 19:32
AZ Alkmaar

AZ Alkmaar nuk pajtohen me vendimin e KNVB rreth anulimit të sezonit në Holandë.

Sot është vendosur që Eredivisie të anulohet, duke mos pasur kampion, as të rënë nga liga, por as të promovuar në ligë.

Vendimi sa i përket skuadrave që do të kualifikohen në garat evropiane thotë se ato do të klasifikohen sipas renditjes aktuale.

Pikërisht lidhur me këtë pikë ka ardhur reagimi i AZ Alkmaar, e cila ishte skuadra e dytë ne tabelë, me pikët e barabarta me Ajax, raporton ‘Foxsports.nl’.

Bazuar në renditjen aktuale, AZ duhet të luajë në raundin e dytë të kualifikueseve të Ligës së Kampionëve, kurse Ajax nga pozita e parë luan në raundin final.

“Ne po e shqyrtojmë këtë situatë. Propozimi ynë mbeti pa përgjigje. Jemi të zhgënjyer që tani në këtë krizë duhet të themi se nuk pajtohemi me mënyrën se si është vendosur rreth garave evropiane”, ka thënë Robert Enhoorn, menaxheri gjeneral i skuadrës së AZ.

AZ ka numrin e njëjtë të pikëve me Ajax, si dhe kanë mposhtur liderët në dy ndeshjet e këtij sezoni. Por, AZ qëndron më keq në goldiferencë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat