Barcelona  ofron dy lojtarë për Ndombelen

Futboll

Barcelona  ofron dy lojtarë për Ndombelen

Më: 24 prill 2020 Në ora: 19:47
Barcelona  ofron dy lojtarë për Ndombelen

Ndombele duket se është dëshira e madhe e Barcelonës.

Sipas Sky Sports Neës, Barcelona ia ka ofruar Tottenhamit Samuel Umtitin dhe Nelson Semedon për mesfushorin, Tanguy Ndombele.

Është raportuar se Quique Setien e sheh francezin si idealin për mesfushën e tij, pavarësisht vështirësive që futbollisti po ka në sezonin e parë në Premierligë.

Barça nuk është e gatshme të ofrojë para për lojtarin, kështu që do të provojë shkëmbimin me shpresën se Umtiti dhe Semedo mund t’i hyjnë në punë Jose Mourihnos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat