Iniesta: Kur djali yt 25 vjeç vjen të të takojë në krevat në mes të natës

Futboll

Iniesta: Kur djali yt 25 vjeç vjen të të takojë në krevat në mes të natës

Më: 24 prill 2020 Në ora: 19:48
Iniesta: Kur djali yt 25 vjeç vjen të të takojë në krevat në mes të natës

Pas vdekjes së mikut dhe ish-lojtarit të Espanyol, Dani Jarque, kampioni i Barcelona-s, Andres Iniesta, ka kaluar një moment të errët, një moment depresioni.

Mesfushori e ka përshkruar me këto fjalë të thëna për Rakuten TV atë moment të vështirë të jetës së tij: “Kaluan ditët dhe unë e kuptova se situata ime nuk po përmirësohej, nuk ndihesha mirë dhe nuk ishta vetja ime”.

“Ishte gjithçka e errët, më dukej gjithçka e zezë. Kur kam mësuar për mikun tim, ka qenë si të merrja një grusht, një goditje shumë e fortë që më ka nxjerrë jashtë loje dhe më ka bërë të bie shumë poshtë. Nuk kam qenë aspak mirë”.  

Babai i mesfushorit, Jose Antonio, ka thënë:

“Kur djali yt 25 vjeç vjen të të takojë në krevat në mes të natës për të thënë se nuk është mirë, do të thotë se diçka nuk shkon. Në një moment kam menduar se ndoshta do të kishte qenë më mirë nëse do të ishte tërhequr nga futbolli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat