Dy ish lojtarë të La Ligas shpallen fajtorë për kurdisje të ndeshjeve – nëntë të dënuar në total

Futboll

Dy ish lojtarë të La Ligas shpallen fajtorë për kurdisje të ndeshjeve – nëntë të dënuar në total

Më: 24 prill 2020 Në ora: 20:04
La Liga

Nëntë lojtarë dhe zyrtarë të futbollit në La Liga janë dënuar pas sigurimit të provave lidhur me kurdisjen e ndeshjeve.

Në mesin e këtyre nëntë personave, janë edhe dy ish-futbollistë të Real Betisit, Antonio Amaya dhe Xabier Torres.

Amaya dhe Torres janë lojtarët e përfshirë në rastin që flet për dy ndeshje të Betis, në xhirot e fundit të sezonit 2013/14.

Përveç këtyre lojtarëve, në mesin e të dënuarve janë edhe një numër i ish-zyrtarëve të klubit tjetër spanjoll, Osasuna.

Dënimi më i rëndë ishte për ish zyrtarin e Osasuna, Angel Maria Vizcay, i cili u dënua me tetë vite e tetë muaj burg.

Ajo që ia vlen të ceket është se të gjithë pre tyre janë dënuar me heqje lirie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat