Reagon Ajax: Mungesa e titullit është e kuptueshme

Futboll

Reagon Ajax: Mungesa e titullit është e kuptueshme

Më: 24 prill 2020 Në ora: 20:56
Ajax Amsterdam

Edhe kryesia e Ajax Amsterdam ka reaguar pas vendimit të KNVB mbi Eredivisie.

KNVB sot ka vendosur që Eredivisie të anulohet, duke njoftuar se nuk do të ketë skuadër kampione, as të rënë nga liga, por as të promovuar.

I vetmi vendim që mbajti të vlefshme ndeshjet e luajtura deri në pikën kur sezoni u suspendua, ishte ai për garat ndërkombëtare.

Por, kjo mënyrë e vendimit nuk po pëlqehet nga skuadrat. Reagime negative kishte të shumta, por së fundmi kanë reaguar edhe liderët e Eredivisie, Ajax, të cilët përkundër se ishin liderët, nuk morën titull kampioni, por relativizuan situatën.

“Si lojtar, ti dëshiron të bëhesh kampion dhe dëshiron të bëhesh kampion në fushë. Ne kemi qenë të parët në tabelë gjithë sezonin, kështu që është keq që nuk u shpall një kampion. Por, duke parë rrethanat, është e kuptueshme mungesa e titullit”, ka thënë Van der Saar.

“Ka probleme më të rëndësishme sesa futbolli, por si lojtar gjithmonë ke ambiciet për t’u shpallur kampion”, ka shtuar shefi i Ajax.

Reagimet e skuadrave si AZ Alkmaar, Utrecht e Cambuur ishin më negative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat