Presidenti i Sampdoria: Po tallemi me veten, më mirë të mendojmë për sezonin tjetër

Futboll

Presidenti i Sampdoria: Po tallemi me veten, më mirë të mendojmë për sezonin tjetër

Më: 24 prill 2020 Në ora: 20:58
Presidenti i Sampdoria, Massimo Ferrero

Presidenti i Sampdoria, Massimo Ferrero, ka këshilluar skuadrat e Serie A që të harrojnë rifillimin e këtij sezoni.

Planet tashmë janë shpalosur sa i përket rifilimit të Serie A, por ka edhe zëra që kundërshtojnë këto ide.

Presidenti i Brescia dhe ai i Sampdoria janë nga më të zëshmit. Madje, ky i fundit thotë se duhet fokusuar për një kampanjë të mirë 2020/21, dhe të harrohet sezoni aktual.

“Ne do të tallemi me veten derisa dikush të thotë se një vaksinë është zbuluar, dhe vetëm atëherë do të jemi të qetë”, ka thënë Ferrero.

“Në vend se të rifillojmë përsëri, do të ishte më mirë të përgatiteshim për sezonin 2020/21”, ka shtuar presidenti i Sampdoria.

Sezoni i Serie A pritet të rifillojë më 27 maj dhe të përfundojë më 3 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat