Zbulon ylli i Ajaxit: Më këtë datë do të jem lojtar i Chelsea

Futboll

Zbulon ylli i Ajaxit: Më këtë datë do të jem lojtar i Chelsea

Më: 24 prill 2020 Në ora: 23:27
Hakim Ziyech

Ylli i Ajaxit ka zbuluar se me cilën datë do të jetë lojtar i skuadrës së Chelseas.

Ziyech po përgatitet për kalimin e tij te Chelsea.

Ylli i Ajax Amsterdam, Hakim Ziyech, ka arritur marrëveshje me Chelsea gjatë merkatos së dimrit. Përkundër suspendimit të sezoneve për shkak të koronavirusit, ai pretendon të vazhdojë të mbetet në Amsterdam.

Lojtari thotë se ai planifikon që zyrtarisht të kalojë te Chelsea më 1 korrik, përkundër zërave që thonë se ai mund të transferohet më herët.

“Mendoj se nënshkrimi im është nën kontratë dhe kështu, më 1 korrik, unë do të jem lojtar i Chelsea. Unë kurrë nuk kam menduar ndryshe”, ka thënë Ziyech.

“Për çdo rast, pyetja shtrohet se kur do të hapen kufijtë. Pastaj, duhet edhe vendimi i ligës ku luhet futbolli. Por, unë nuk kam influencë në këtë. Do të shohim deri atëherë”, ka shtuar marokeni.

Ziyech nuk do të luajë më me skuadrën e Ajax, pasi sot Eredivisie ka bërë të ditur se sezoni është anuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat