Raul, sherri për numrin 7 dhe largimi nga Reali

Futboll

Raul, sherri për numrin 7 dhe largimi nga Reali

Më: 24 prill 2020 Në ora: 23:52
Raul

Kanë kaluar 10 vjet që Real Madrid i tha lamtumirën njërit prej lojtarëve më të mëdhenj të klubit, Raul Gonzalez, i cili shënoi paraqitjen e tij të fundit për Los Blancos me një gol të shënuar.

Dëmtimi nuk e lejoi më të luante pas 24 prillit, 2010. Çdo gjë filloi për të në 1994, që 16-vjeç me Real Madrid duke fituar gjithçka.

“Ka ardhur koha, unë jam 33 vjeç”, deklaroi Raul.

“Vendimi i lehtë ishte të qëndroja, por kjo ishte mundësia ime e fundit për të kërkuar një sfidë të re”, tha ai.

Sezoni 2009/10 ishte i vështirë për Raul pasi ai humbi statusin e tij si titullar i rregullt, dhe gjithashtu kishte probleme për numrin e tij të fanellës.

Raul nuk pranoi të hiqte nga shpina numrin 7 dhe CR7 mbajti numrin 9 për një sezon.

Më pas në sezonin e ri 2010/2011 Raul firmosi për Shchalke 04 dhe Ronaldo mori numrin 7 të lënë nga Raul duke qetësuar situatën në kampin madrilen.

Raul luajti ndeshjen e tij të parë për Real Madrid kundër Real Zaragoza dhe ndeshja e tij e fundit do të vinte kundër të njëjtëve kundërshtarë, pra Zaragozës.

“Shiko si rezultojnë gjërat, atje kam luajtur të parën dhe ndeshjen e fundit, shtoi ai.

“Në ndeshjen e parë kisha shumë shanse dhe unë nuk shënova, dhe në ndeshjen time të fundit dëmtova nyjën e këmbës, pastaj shënova golin e fundit. Unë jam shumë i dashur për atë qytet dhe stadiumin, tha Raul.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat