Ylli i Milanit me një donacion për luftën kundër koronavirusit

Futboll

Ylli i Milanit me një donacion për luftën kundër koronavirusit

Më: 24 prill 2020 Në ora: 23:55
Milani

Ylli i skuadrës së Milanit me një donacion për luftën kundër Covid-19.

Rafael Leao, i është bashkuar luftës kundër koronavirusit.

Leao, portugezi që aktivizohet me skuadrën e Milan, ka dhuruar 24 mijë maska mbrojtëse, si ndihmë për luftën kundër koronavirusit.

Mjetet janë ndarë për spitalin ‘Garcia de Orta’, me bazë në vendlindjen e Leao, Almada (Lisbonë).

20 vjeçari aktualisht është në Portugali, meqë sezoni i Serie A vazhdon të jetë i suspenduar.

Milan pritet t’iu bëjë ftesat lojtarëve pasi stërvitjet e skuadrave pritet të rifillojnë më 4 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat