Presidenti i Lazio, Lotito: Sezoni duhet të rifillojë

Futboll

Presidenti i Lazio, Lotito: Sezoni duhet të rifillojë

Më: 25 prill 2020 Në ora: 00:45
Claudio Lotito

Presidenti i Lazio, Claudio Lotito, insiston se sezoni duhet të rifillojë dhe të mbyllet në fushat e blerta.

Sezoni i Serie A vazhdon të jetë i suspenduar, kurse planet për rifillimin e sezonit tashmë janë shpalosur.

Megjithatë, vazhdon të ketë zëra pro dhe kundër rifillimit të sezonit. Së fundmi, komente ka dhënë edhe presidenti i Lazio, Claudio Lotito.

“Ne nuk po flasim për betejen time, ne po flasim për të qenë në dijeni për rrezikun që ekziston, nëse sezoni nuk rifillon”, ka thënë Lotito.

“Ata që kundërshtojnë këtë, dukshëm nuk e dinë se çfarë po flasin. Industria e futbollit ka shumë fitime, mbi 1.2 miliardë, kështu që duhet konsideruar pasojat nëse nuk rikthehemi. Shpresoj që skuadra ime të rifillojë nga aty ku e la, me përcaktimin e njëjtë dhe dëshirën për të arritur objektivat”, ishin fjalët e presidentit të Lazio.

Skuadrat e Serie A pritet t’i rifillojnë stërvitjet më 4 maj, kurse ndeshjet e para të Kupës së Italisë pritet të luhen më 27-28 maj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat