Barcelona, Camp Nou dhe një propozim me “pullë të kuqe”

Futboll

Barcelona, Camp Nou dhe një propozim me “pullë të kuqe”

Më: 25 prill 2020 Në ora: 07:11
Camp Nou

Ku i dihet nëse në fund impianti i Barcelona-s nuk do të quhet me  të vërtetë kështu. Nsima e klubit katalanas, që në ditët e kaluara ka lajmëruar qëllimin për të ndryshuar emrin e stadiumit për një vit, ka tërhequr vëmendjen e faqes së famshme pronografike.

Për të përballuar problemet ekonomike të lindur nga emergjenca coronavirus, klubi blaugrana ka vendosur t’i japë jetë një ankandi mes sponosrëve për të ndryshuar emrin e Camp Nou-t historik. Me paratë që do të fitohen, do të ndihmohet komuniteti katalanas.

“Duam të japim një mesazh universal: për herë të parë në histori dikush do të ketë mundësinë të vendosë emrin në Camp Nou dhe të ardhurat do të shkojnë për komunitetin”, ka bërë të ditur zëvendëspresidenti i Barcelona-s, Jordi Cardoner.

Mes kandidatëve të mundshem, siç u tha më lart, është edhe Pornhub. Kompania e famshme pornografike, në fakt, ka publikuar një mesazh në Twitter, duke vënë në dukje se “Pornhub Stadium” nuk tingëllon aspak keq…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat