Kush është trajneri më i suksesshëm në historinë e Realit?

Futboll

Kush është trajneri më i suksesshëm në historinë e Realit?

Më: 25 prill 2020 Në ora: 10:23
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane mund të ketë thyer rekorde gjatë kohës së tij si trajner i Real Madridit, por ai nuk është trajneri më i sukseshëm në historinë e klubit, shkruan Albeu.com, marrë nga MARCA.

Në fakt emra të mëdhënj kanë drejtuar Realin si Vicente del Bosque, Leo Beenhakker, Luis Molowny por Jose Villalonga, ka fituar një trofe çdo 17.5 ndeshje.

Ato trofe erdhën në formën e dy Kupave Evropiane, dy titujve të La Ligës dhe dy trofeve të Copa Latina, e gjithë hapësira e 105 ndeshjeve të Villalonga si trajner.

Villalonga ishte gjithashtu në krye të ekipit kombëtar Spanjoll kur fituan Kampionatin Evropian 1964.

Zidane, sidoqoftë, trajneri i dytë më i sukseshëm i Real Madridit kur bëhet fjalë për të fituar trofe. Në 199 ndeshjet e tij në krye të Los Blancos, francezi ka fituar 10 trofe , duke i dhënë atij një raport prej 19.9 ndeshjesh për trofe.

Si trajner i Real Madrid, Zidane ishte në të vërtetë më efikas se Villalonga, duke fituar një trofe në çdo 16.5 ndeshje.

Në vendin e tretë është Molowny, i cili fitoi tetë trofe në 180 ndeshje, një trofe në çdo 22.5 ndeshje – gjatë viteve 1970 dhe 80, përfshirë dy Kupat Evropiane.

Del Bosque zë pozitën e katërt në renditje, duke fituar tetë trofe në 246 ndeshje – një në çdo 30.7 ndeshje – përfshirë dy Kupat Evropiane.

Ai gjithashtu vazhdoi të fitojë Kupën e Botës dhe Euro 2012 në krye të ekipit kombëtar Spanjoll. Pas Del Bosque vjen Beenhakker, i cili fitoi gjashtë trofe në 197 ndeshje në krye të Los Blancos – një në çdo 32.8 ndeshje.

Ndërkohë, Miguel Munoz, rënditet i pesti me (14) trofe në 605 ndeshje, një trofe në 43.2 ndeshje.

Përjashtim i Juan de CarcerDe Carcer ishte trajneri i parë ndonjëherë i Real Madrid dhe fitoi pesë trofe në 71 ndeshje ndërmjet viteve 1920 dhe 1926, përfshirë katër kampionate rajonalë, përpara se të formohej La Liga në 1928.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat