Shpallet qendërmbrojtësi më i mirë në histori të Premierligë

Futboll

Shpallet qendërmbrojtësi më i mirë në histori të Premierligë

Më: 25 prill 2020 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Legjenda e Chelseat, John Terry është shpallur qendër-mbrojtësi më i mirë në histori të Premier Leagues.

Anglezi doli i pari, pasi mposhti dyshen e Manchester Unitedit, Nemanja Vidic dhe Rio Ferdinandin në sondazhin ku votuan fansat.

Virgil van Dijku i Liverpoolit dështoi të arrijë deri në finale, pasi u eleminua në gjysmëfinale.

Në fund, Terry doli i pari. Legjenda londineze shijoi një karrierë fantastike, duke fituar pesë tituj të Premier Leagues me Chelsean.

Ai ishte gjithashtu pjesë e skuadrës që fitoi Champions Leaguen më 2011/12.

Individualisht, Terry ishte shpallur “Lojtari i Vitit” në Angli më 2004/05, derisa gjithashtu ka qenë pjesë e formacionit të vitit në disa raste.

Në finale, Terry fitoi 43% të votave, i përcjellur nga Vidic në vendin e dytë me 30.3% dhe Ferdinand me 26%.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat