Finalisti i Kupës bën gati padinë!

Futboll

Finalisti i Kupës bën gati padinë!

Më: 25 prill 2020 Në ora: 13:03
Finalisti i Kupës bën gati padinë!

Holanda vendosi dje ndërprerjen e kampionatit dhe anulimin e sezonit, duke vendosur të mos akordojë titull kampion dhe të mos zbresë e ngjisë asnjë ekip nga kategoria, ndërsa renditja aktuale do të shërbejë vetëm për të përcaktuar skuadrat që do të marrin pjesë në Kupat e Evropës.

Megjithatë ka shumë klube që nuk janë aspak dakord me vendimin për anulimin e sezonit dhe i pari që ka reaguar zyrtarisht ka enë Utrechti, që nëpërmjet një deklarate zyrtare, ka njoftuar se do të ankimojë vendimin.

Klubi shpresonte të arrinte një vend në kupat e Evropës nëpërmjet kupës së Hoalndës, ku është edhe në finale.

Por, anulimi i sezonit bën që të mbetet jashtë Europa Leagues, duke qenë se në renditje ka klube të tjera me më shumë pikë.

“Klubi i Utrecht nuk heziton të kundërshtojë vendimin dhe do ta bëjë këtë edhe para Gjykatës Sportive dhe UEFA-s. FC Utrecht nuk e pranon këtë vendim”, thuhej ndër të tjera në komunikatën e klubit holandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat