Mbretërit e Championsit

Futboll

Mbretërit e Championsit

Më: 25 prill 2020 Në ora: 13:05
Mbretërit e Championsit

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë i pari, me 128 gola, ndiqet nga Messi me 114.

UEFA ka publikuar sërish në faqen e saj listën e golashënuesve më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve, pas ndërprerjes së futbollit nga COVID-19.

Cristiano Ronaldo i Juventusit është golashënuesi më i mirë në histori me 128 gola, 14 më shumë se Lionel Messi, që renditet i dyti me 114 finalizime.

Ata janë të vetmit futbollistë në histori që në këtë garë kanë shënuar mbi 100 gola, duke quar numrin në tre shifror.

Golashënuesit më të mirë:

128 gola: Cristiano Ronaldo (POR, Manchester United, Real Madrid, Juventus)

114: Lionel Messi (ARG, Barcelona)

71: Raúl González (ESP, Real Madrid, Schalke)

64: Karim Benzema (FRA, Lyon, Real Madrid)

64: Robert Lewandowski (POL, Borussia Dortmund, Bayern München)

56: Ruud van Nistelrooy (NED, PSV Eindhoven, Manchester United, Real Madrid)

50: Thierry Henry (FRA, Monaco, Arsenal, Barcelona)

48: Zlatan Ibrahimović (SWE, Ajax, Juventus, Internazionale Milano, Barcelona, AC Milan, Paris Saint-Germain, Manchester United)

48: Andriy Shevchenko (UKR, Dynamo Kyiv, AC Milan, Chelsea)

46: Filippo Inzaghi (ITA, Juventus, AC Milan).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat