Oferta e Napolit për shqiptarin - Bota Sot
Oferta e Napolit për shqiptarin

Futboll

Oferta e Napolit për shqiptarin

Më: 25 prill 2020 Në ora: 16:10
Oferta e Napolit për shqiptarin

Marash Kumbulla është një nga zbulimet më të mëdha në Serie A këtë sezon, teksa falë paraqitjeve të shkëlqyera ka tërhequr vëmendjen e ekipeve të mëdha.

Interesime te shumta ka pasur nga Anglia, Gjermania dhe nga skuadrat e mëdha italiane. Interi prej kohësh e ndjek mbrojtësin shqiptar dhe është në bisedime me Veronën, me shpresën se do arrijë një marrëveshje për ta afruar në verë.

Megjithatë pavarësisht se zikaltërit janë në bisedime, Napoli ka hedhur hapa të mëdhenj, teksa ka bërë edhe ofertën e parë.

Mediat italiane raportojnë se De Laurentis ka ofruar 25 milionë euro për të marrë shërbimet e Kumbullës, teksa lojtari dhe përfaqësuesit e tij i kanë kërkuar kohë presidentit napolitan. Duke parë konkurrencën e madhe, Verona tashmë kërkon 30 milionë euro për shërbimet e futbollistit shqiptar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat