Interi ka arritur akordin me shqiptarin

Futboll

Interi ka arritur akordin me shqiptarin

Më: 25 prill 2020 Në ora: 17:31
Interi ka arritur akordin me shqiptarin

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane. Sipas “Sky Sport” Interi është shumë pranë akordit me mbrojtësin e Kombëtares, Marash Kumbulla. Prej kohësh është përfolur për një interesim të zikaltërve, por tani palët duken më pranë se kurrë.

Mësohet se Interi dhe Verona shumë pranë akordit final për transferimin e Kumbullës për shumën e 25 milionë eurove.

Shqiptari pritet të zërë vendin e Godinit, i cili do të largohet këtë verë, teksa Kumbulla pritet të plotësojë treshen e mbrojtjes zikaltër me De Vrij e Skriniar.

Në rast se ky transferim do të konkretizohet, Kumbulla do të bëhej futbollisti shqiptar më i shtrenjtë i të gjitha kohërave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat